Gjatë verës kemi parë shumë fotografi të Rashel Kolanecit, në të cilat pozonte me bikini duke treguar figurën e admiruar trupore.
Bukuroshja, e cila fillimisht u bë e njohur si kikboksierja më atraktive shqiptare, numëron mbi gjysmë milion ndjekës në profilin e saj në Instagram.
Ajo është e njohur për linjat e fizikut të saj mbresëlënës, ndërsa jo domosdoshmërisht duhet të zhvishet për t’i vënë në pah.
Edhe një pozë me veshje sportive ia thekson linjat e admiruara, saqë ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime nga fansat e shumtë.
Rasheli u bë e dashur për publikun si prezantuese televizive, aktore dhe fotomodele, derisa famën e gjerë e arriti me pjesëmarrjen në emisionin televiziv të Ermal Mamaqit dhe më pas vazhdoi edhe me projekte të tjera. /Telegrafi/