Telegrafi

Rashel Kolaneci merr vëmendjen me një pozë nga pushimet

Ajo di të sigurojë gjithnjë vëmendje dhe jo më kot cilësohet të jetë njëra prej femrave më tërheqëse shqiptare.

Bëhet fjalë për Rashel Kolanecin, e cila vjen gjithnjë në formë dhe tashmë kjo vërehet më së miri në imazhet dhe videot që publikon.

Bukuroshja e ekranit është duke i shijuar pushimet në Mykonos, teksa ka postuar disa imazhe në rrjetin social, Instagram, ku ka pozuar në bikini, figura trupore e së cilës është për t’u pasur zili.

Rashel Kolaneci/Instagram

Në ndërkohë, në Instagram numëron mbi gjysmë milion ndjekës, me ç’rast josh interesimin e fansave të shumtë.

Zeshkania për publikun u bë e njohur me pjesëmarrjen e saj në emisionin e Ermal Mamaqit, gjersa me herët njihej edhe si kikboksierja shqiptare.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rashel Kolaneci

Gjithashtu, Rashel vazhdon të jetë pjesë e ekraneve shqiptare, përderisa po merret edhe me aktivitete të tjera. /Telegrafi/