Telegrafi

“Rashee Sanook” – presidenti amerikan nuk arrin t’ia shqiptojë mirë emrin kryeministrit të ri britanik

Presidenti amerikan Joe Biden duke folur për kryeministrin e ri britanik bëri një gafë, ai nuk arriti t’ia shqiptojë mirë emrin.

Biden po fliste në Shtëpinë e Bardhë ku po shënohej festa hinduse e Diwali, kur tentoi të shqiptojë emrin e kryeministrit të ri britanik, transmeton Telegrafi.

Pas disa tentimeve, ai dështoi përfundimisht duke iu referuar si Rashee Sanook, e natyrisht se ky moment nuk i shpëtoi as kamerave të televizioneve që po e transmetonin direkt ngjarjen.

“Kemi marrë lajmin se Rishi Sunak tani është kryeministër i Britanisë së Madhe”, dëgjohet duke thënë presidenti amerikan.

Megjithatë gjatë shqiptimit të emrit të Sunak, pati disa probleme dhe përfundimisht dështoi t’ia shqiptojë ashtu siç duhet. /Telegrafi/