Telegrafi

Rashani vendimtar për Rosenborgin

Elbasan Rashani ka vazhduar me formën e tij të mrekullueshme me Rosenborgin.

Skuadra kampione e Norvegjisë ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të Ligës së Evropës 2:1 ndaj Austrisë së Vjenës.

Por derisa ndeshja ishte duke përfunduar me rezultat 2:0 për vendasit, në skenë doli Elbasan Rashani që asistoi për mrekulli tek shoku i skuadrës Reginiussen i cili shënoi në minutën e 91-të.

Kësisoj me rezultatin 2:1, Rosenborg tani ka shtuar gjasat për tu kualifikuar në fazën e grupeve në Ligën e Evropës.

Rashani u aktivizua në lojë në minutën e 71-të ndërsa ka marrë vlerësime të larta për paraqitjen e tij. /Telegrafi/