Elbasan Rashani ka vazhduar me formë jashtëzakonisht të mirë në Norvegji.
Reprezentuesi i Kosovës ka qenë titullar si gjithnjë për skuadrën e tij Odd Ballklub në ndeshjen ndaj Stromsgodset.
Odd ka triumfuar me rezultat të ngushtë 2-3, në një takim ku protagonist ishte edhe Rashani.
Ishte minuta e 66-të e ndeshjes, kur Rashani pas një kundërsulmi ka mundur të shënoj golin e tretë, por vendosi të asistoj tek Borven që realizoi pa problem.
Fitorja Oddin e mbanë në pozitën e tretë në tabelë me 44 pikë të tubuara, tetë më pak se lideri Molde.
Ndërkohë sa i përket Rashanit, asistimi i sotëm ishte i shtati këtë edicion, teksa ka shënuar edhe tre gola në elitën e futbollit norvegjez.
Forma e tij e mirë është një lajm i mirë për përzgjedhësin e Kosovës, Bernard Challandes që pritet ta ftoj për ndeshjet e muajit tetor. /Telegrafi/