Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Elbasan Rashani ka vazhduar me formën e tij të mrekullueshme në kampionatin norvegjez.
Në ndeshjen mes Aalsund dhe skuadrës së tij Rosenborg, Rashani ka qenë protagonist.
Në fakt ky takim ka përfunduar në barazim 1-1 edhe pse Rosenborg ishte favorit për të triufmuar.
Ishte pikërishtë sulmuesi nga Vushtrria që shënoi golin e parë në ndeshje vetëm pas dy minutave lojë.
Rashani luajti një ndeshje shumë të mirë, pasi në fillim të pjesës së dytë arriti ta godasë edhe një shtyllë nga distanca por që fati nuk deshi që topi të futej në rrjetë.
Ky ishte goli i dytë radhazi për Rashanin i cili shënoi edhe javën e kaluar për Rosenborgin. /Telegrafi/