Elbasan Rashani ka vazhduar formën e tij të mrekullueshme në javët e fundit.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka qenë titullar për skuadrën e tij Rosenborg ndaj Haugesund.
Ndeshja që ishte e vlefshme për elitën e futbollit norvegjez i takoi skuadrës së Rashanit që triumfoi me rezultat të thellë 6-0.
Kësaj radhe Rashani nuk shënoi por bëri një paraqitje të jashtëzakonshme duke asistuar në dy gola.
Vushtrriasi ka asistuar në golin e parë të shënuar në ndeshje në minutën e 17-të dhe të fundit një minutë para fundit të takimit.
Rashani është duke kaluar formë jetësore pasi në dy ndeshjet paraprake ka shënuar gola dhe dy asistimet e tij ndaj Haugesund e kanë bërë atë lojtarin më në formë te Rosenborg.
Pas kësaj fitore Rosenborg vazhdon të jetë në krye të elitës së futbollit norvegjez me 40 pikë të tubuara. /Telegrafi/