Site icon Telegrafi

Rashani: Fitorja erdhi me shpirtin luftarak, Dardanët na motivuan

Sulmuesi i Kosovës, Elbasan Rashani ka folur pas fitores së Kosovës ndaj Letonisë.

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar në fund ndaj Kombëtares së Letonisë me rezultat 4-3 në miqësoren ndërkombëtare.

Takimi i zhvilluar në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë ka dhuruar shumë emocion dhe spektakël.

Lexo po ashtu Kosova fiton dramën e shtatë golave ndaj Letonisë (Foto/Video)

Pas ndeshjen ka folur edhe shënuesi i golit të tretë, Elbasan Rashani, i cili ka treguar kush i ka motivuar për ta arritur te kjo fitore.

“Ka qenë loja më e mirë e luajtur. Mendoj se deri tek fitorja erdhi shpirti luftarak”, ka thënë fillimisht Rashani pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Sahiti i lumtur dhe i gëzuar me fitoren e Kosovës

“Me rëndësi është të fitojmë, nuk kemi luajtur shumë mirë. Në fund e rëndësishme me dhënë gol dhe fituam”.

“Tifozët ishin motiv i madh, si para loje ashtu edhe gjatë lojës, ata na ndihmuan shumë”, përfundoi sulmuesi i Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version