Telegrafi

Rashani fillon shkëlqimin, gjen golin e parë me fanellën e ODD

Elbasan Rashani ka arritur të shënoj golin e parë këtë edicion në elitën e futbollit norvegjez.

Sulmuesi nga Kosova e ka nisur si gjithmonë nga minuta e parë ndeshjen mes skuadrës së tij Odd Grenland përballë Kristiansund.

Odd ka arritur të marrë fitoren e dytë në tri ndeshjet e para në kampionat 2-0.

Ka qenë pikërisht sulmuesi nga Vushtrria që ka hapur serinë e golave.

Ishte minuta e 19-të, kur Rashani u shërbye bukur nga Jensen dhe shënoi për 1-0.

Sulmuesi kosovar është në një formë të mirë dhe pritet të rikthehet në Përfaqësuese për ndeshjet e muajit qershor. /Telegrafi/