Telegrafi

Rashani blihet përfundimisht nga Rosenborg

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Elbasan Rashani është bërë me klub të ri.

Pasi ishte i huazuar vitin e kaluar në Rosenborg nga Brondby, Rashani ka bindur kampionët e Norvegjisë për ta blerë atë.

Vushtrriasi ka nënshkruar kontratë të re dy vjeçare me kampionët aktual të Norvegjisë, Rosenborg.

Ai është shprehur shumë i lumtur që ka arritur marrëveshje të re me Rosenborgin, edhe pse detajet e kontratës nuk janë bërë të ditura.

“Jam i lumtur dhe krenar që do të vazhdoi ta bartë këtë fanellë. Rosenborg është klubi i duhur për mua”, deklaroi Rashani i cili u përball me disa lëndime vitin e kaluar.

Gjithsesi kosovari shpreson që të luajë sa më shumë në edicionin e ri për skuadrën kampione të Norvegjisë. /Telegrafi/