Elbasan Rashani ka vazhduar formën e mirë këtë edicion në elitën e futbollit norvegjez.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka qenë titullar si gjithnjë për skuadrën e tij ODD ndaj Stomsgodset.
Baddhezinjtë kanë triumfuar me rezultat të ngushtë 2-1 duke vazhduar me rezultate të shkëlqyeshme.
Ishte minuta e 24-të e ndeshjes, kur sulmuesi i Kosovës bëri një asistim të bukur për mbrojtësin Hagen që shënoi për 1-0.
Ky ishte asistimi i dytë i Rashanit në gjashtë ndeshje, derisa ka shënuar edhe një gol.
Sulmuesi kosovar është në një formë të mirë dhe pritet të rikthehet në Përfaqësuese për ndeshjet e muajit qershor.
Pas fitores ndaj Stromsgodset, ODD zë pozitën e tretë në tabelë me 13 pikë pas gjashtë ndeshjeve. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=4HTUghzsHao