“Rapsodët N’Rap T’Sotit”, albumi i dyshes MC Kresha dhe Lyrical Son, ka shënuar një tjetër sukses ndërkombëtar.
Ai është radhitur në vend të dytë të “Billboard” për kategorinë e albumeve më të shitura në botë, “World Albums” në javën e dytë të korrikut.
Kjo do të thotë që albumi i reperëve nga Kosova duhet të ketë pasur shitje të madhe, çfarë dhe e konfirmon dhe një herë suksesin e “Rapsodët N’Rap T’sotit”, raporton emisioni Express Summer.
Albumi “Rapsodët N’Rap T’Sotit” i Mc Kreshës dhe Lyrical Sonit kishte shënuar sukseset e para edhe në skenën ndërkombëtare, menjëherë pas lansimit.
Vetëm dy ditë pasi u bë publik, albumi i parë shqiptar në treg botëror ka pasur sukses të madh, duke debutuar në pozitat e para në shumë tregje si atë të Gjermanisë, Zvicrës, Francës etj.