Telegrafi

“Rapsodët n’Rap t’Sodit” në vendet e para të Billboard, sukses gjigant i PINT (Foto)

Mc Kresha dhe Lyrical Son kanë arritur një sukses të paprecedent.

Eshtë vet Festim Arifi që ka shprehur kënaqësinë që albumi i tyre më i ri “Rapsodët n’rap t’Sodit” gjendet në pozitën e dytë në Billboard.

Dhe me këtë rast, ai ka shfrytëzuar të godasë edhe media dhe gazetarë të caktuar, gjë që ai e bën shpesh, duke harruar se janë vet ata që e promovojnë punën e tij.

Albumi i Mc Kreshës dhe Lyrical Son tejkalohet vetëm nga albumi “Destiny” i Celtic Woman.

Po ashtu, sipas burimeve të Telegrafit, albumi “Rapsodët n’Rap t’Sodit” gjendet në vendin e parë për albumet e hip hopit në portalin 20min.ch të Zvicrës. /Telegrafi/