Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të zhdukjes së një personi në Prishtinë.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore.
“Prishtinë / 11.12.2024-11:00. Më 12.12.2024 një mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij”, thuhet në raport.
Rasti është në procedurë hetimore. /Telegrafi/