Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër ka raportuar në Polici se ish-bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj vajzave.
Rasti është raportuar në Gjilan, të enjten në orën 18:00.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se ish-bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj vajzave të saj. Më 20.01.2022 i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/