Telegrafi

Raportoi zhdukjen e gruas 39 vite më parë, tani akuzohet për vrasjen e saj – kufoma e britanikes gjendet në gropën septike të fermës ku ata jetonin

Një fermer i pensionuar po i mohon kategorikisht akuzat se ka vrarë gruan e tij, kufomën e të cilës e gjetën në një gropë septike, e qe konsiderohej si e zhdukur nga viti 1982.

David Venables, 88-vjeç nga Kampsy, qytezë në Angli, para policisë ka mohuar akuzat për përfshirjen në vrasjen e gruas së tij Brenda, zhdukja e të cilës ishte raportuar 39 vite më parë, transmeton Telegrafi.

Brenda ishte 48-vjeçe kur u zhduk nga shtëpia dhe prej atëherë nuk kishte as edhe një gjurmë të saj. E në vitin 2019, punonjësit në një ferme ku jetonte dyshja e gjetën në një gropë septike e gjetën (mbetjet e saj), kurse policia menjëherë me të zbuluar kufomën hapi hetimet për vrasje.

Si i dyshuar kryesor ishte bashkëshorti i saj që u akuzua në qershor të këtij viti.

“Vendimi për ngritje të akuzës kundër bashkëshortit të viktimës është marrë pas shqyrtimi të të gjitha dëshmive. Krimi i përmendur ka ndodhur nga 2 deri në 5 maj të vitit 1982”, ka bërë të ditur gjykatësi i rastit.

David së fundmi është shfaqur në bankën e të akuzuarit, ku para gjykatësit mohoi kategorikisht akuzat për përfshirjen në vrasjen e gruas.

Atij i është mohuar lirimi me kusht, e gjykimi për vrasjen e gruas do të fillojë më 6 qershor të vitit të ardhshëm.

Më së rëndi tërë këtë situatë e ka përjetuar familja e Brendas, e cila për vite nuk kishte pasur kurrfarë informacioni për të.

“Zhdukja e saj shkatërroi familjen tonë. Ka qenë shumë e afërt, e kujdesshme dhe na mungon shumë”, kanë thënë ata pas seancës së parë dëgjimore të David. /Telegrafi/