Site icon Telegrafi

Raportoi se u sulmua nga një polic në Mitrovicë, i dyshuari përmes kamerave të sigurisë u pa se mbante një thikë në dorë – rasti po hetohet

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se në një lokal është sulmuar fizikisht nga një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare), i cili pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 18:00, në Mitrovicë.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në video incizime shihet se ankuesi kishte një mjet të mprehtë (thikë) me të cilën dyshohet se ishte duke e kanosur zyrtarin.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në një lokal është sulmuar fizikisht nga një zyrtar policor i PK-së (jashtë detyrës zyrtare), i cili pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në video incizime shihet se ankuesi kishte një mjet të mprehtë-thikë me të cilën dyshohet se ishte duke e kanosur zyrtarin”, thuhet në raport.

Ndërkaq, njësitet policore kanë konfiskuar mjetin-thikën, ndërsa lidhur me rasti është informuar edhe prokurori e IPK-ja. Rasti duke u hetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version