Telegrafi

Raportoi rrejshëm për vjedhje, policia arreston të dyshuarin në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për veprën penale ‘mashtrim’.

Siç njofton policia “më datë 28.11.2023, rreth orës 02:15, nga ankuesi rasti fillimisht ishte raportuar si vjedhje grabitqare. Ndërkohë që hetuesit e stacionit policor Veriu, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kryen veprime hetimore dhe veprime të tjera operative, rezultoi që rasti të jetë mashtrim dhe jo siç ishte raportuar”.

“I dyshuari u arrestua dje, dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/