Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër në Shtime ka raportuar se burri i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj saj dhe fëmijëve të tyre.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Shtime, 11.11.2021 – 20:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se burri i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj saj dhe fëmijëve të tyre”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe pas intervistimit të palëve rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/