Telegrafi

Raportoi ish të dashurin në Rahovec, po e pengonte në procesin e fejesës

Foto: Arkiv/Ilustrim

Një person ka raportuar se një i dyshuar i cili kohë më parë kishte qenë në lidhje dashurie me motrën e tij është duke e kanosur në vazhdimësi dhe po e pengon procesin e fejesës së motrës së tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:10, në Rahovec.

Po ashtu sipas raportit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull, kosovar i cili kohë më parë kishte qenë në lidhje dashurie me motrën e tij, është duke e kanosur në vazhdimësi dhe është duke e penguar në procesin e fejesës së motrës së tij. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/