Site icon Telegrafi

Raportohet i zhdukur një i mitur në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës bën të ditur se një person ka njoftuar në Polici se djali i tij i mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 17:00.

“Rr. Nëna Terezë , Fushë Kosovë 04.11.2021-17:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se që nga data e lartë cekur është larguar nga shtëpia djali i tij viktima mashkull kosovar i moshës së mitur dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version