Telegrafi

Raportohet se u arrestua kryeshefi i Ibër – Lepencit, Faruk Mujka, Prokuroria dhe ndërmarrja thonë se nuk kanë informata

Sot në media u raportua se është arrestuar Faruk Mujka, kryeshef ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, por arrestimi i tij ende nuk është konfirmuara nga institucionet përgjegjëse.

Telegrafi ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, Policinë e Kosovës dhe ndërmarrjen “Ibër-Lepenci”, për të konfirmuar lajmin, por të njëjtit thonë se deri tani nuk kanë informata.

Ndërkaq, mediumi Betimi për Drejtësi raportoi sot se Faruk Mujka është arrestuar, dhe se ai dyshohet për korrupsion.

Mujka ishte zgjedhur para shtatë muajsh si kryeshef ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Ibër-Lepenc”. /Telegrafi/