Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, besohet se ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me një pagë rreth 334 mijë euro në javë.
21-vjeçari besohej se fitonte rreth 85 mijë euro deri në sezonin e kaluar, ndërsa tani pritet ta ketë pagën e njëjtë me Paul Pogban. Sipas The Telegraph, kontrata e re e sulmuesit anglez i ka lënë atij një opsion që ta vazhdojë atë edhe për një vit, për ta bërë kështu marrëveshjen pesëvjeçare.
There’s a possibility United could announce Marcus Rashford’s new contract as early as tomorrow (Monday). It’s a 4 year deal with the option of a fifth year. United report back for pre-season training tomorrow #mufc https://t.co/BuHEnSLhTp
— James Ducker (@TelegraphDucker) June 30, 2019
Raportohet se Djajtë e Kuq do ta prezantojnë zyrtarisht nënshkrimin e marrëveshjes së re me Rashfordin para se të nisen në ndeshjet parasezonale në Australi.
Në javët e kaluara, thuhej se Barcelona, Real Madridi, Juventusi dhe Paris Saint-Germaini, ishin skuadrat që kishin shfaqur interesim për shërbimet e tij.
The Mirror raporton se 21-vjeçari do të bëhet njëri ndër lojtarët më të paguar në botë, derisa paga e tij mund të rritet edhe më shumë nga bonuset. /Telegrafi/