Një aeroplan u rrëzua gjatë një shfaqje ajrore sot në Hungari, duke lënë dy persona të vdekur dhe katër të lënduar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shfaqja u zhvillua në aeroportin Borgond në qytetin Szekesfehervar, rreth 70 kilometra në jugperëndim të Budapestit.
“Në bazë të informacioneve paraprake, përveç pilotit, në aeroplan ka qenë edhe një pasagjer dhe tragjikisht të dy kanë humbur jetën në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.
A T-28 Trojan aircraft, reg. HA-RDM, has crashed on Sunday at an airshow in Hungary.
🎥: Mátyás Tóth pic.twitter.com/Mkh2eubKti
— Gabriel Bobon (BoardingPass) (@GabrielBobon) September 10, 2023
Në terren, katër persona u plagosën, duke përfshirë tre me djegie të rënda, sipas një zëdhënëse të shërbimit kombëtar të ambulancës.
Ajo shtoi se të plagosurit rëndë ishin një grua, një burrë dhe një vajzë, ndërsa një djalë ka pësuar lëndime më të lehta.
A tragic aviation accident today from Hungary. A T-28 Trojan (HA-RDM) crashed in an airshow at Székesfehérvár, all three onboard were killed. pic.twitter.com/3PZgmZTwmh
— Csaba B. Stenge Ph.D. (@CsabaBStenge) September 10, 2023
Një video në mediat lokale tregoi se aeroplani – i Aviacionit të Amerikës së Veriut T–28 Trojan i vitit 1951, sipas raporteve të mediave – duke u rrëzuar nga qielli dhe duke shpërthyer në tokë.
“Aeroplani i vogël u rrëzua pranë një makine të parkuar, e cila mori flakë nga përplasja e mbeturinave”, tha policia në deklaratë.
“Përplasja ndodhi shumë afër ambienteve të shfaqjes ajrore”, ka thënë zëdhënësja e shërbimit kombëtar të ambulancës. /Telegrafi/