Telegrafi

Raportohet për një person të zhdukur nga Drenovci i Klinës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar në Polici se vëllai i tij  i moshës madhor nga 30 dhjetori 2018 kishte dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer.

Rasti në Polici është raportuar të enjten.

Sipas ankuesit, vëllai i tij merret me ndërtimtari dhe kryen punë ndërtimtarie nëpër vende të ndryshme dhe ka menduar se është duke kryer punë dhe nuk e kishte raportuar rastin pasi që i njëjti nuk ka pasur ndonjë problem me askënd. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim