Një person raportohet të jetë vrarë pak minuta më parë në Skenderaj.
Siç raportojnë mediat lokale rasti ka ndodhur në afërsi të sheshit “Adem Jashari”.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Avdylaziz Hoxha, shef i hetimeve regjionale në Mitrovicë.
I njëjti ka bërë të ditur se ende nuk dihen motivet e ngjarjes.
“Po një është vrarë në qendër të qytetit të Skenderajt. Ende nuk dihen motivet. Për të dyshuarin ka disa informata mirëpo momentalisht nuk mund të jap më shumë detaje”, tha Hoxha. /Telegrafi/