Qytetarët nga komunat e Kosovës janë duke raportuar kohë pas kohe për ndotje të mjedisit në vendet ku ata jetojnë dhe veprojnë.
E, për ndotje të ambientit kanë raportuar edhe qytetarët e Komunës së Obiliqit në platformën ndreqe.com, raporton Telegrafi.
Sipas një statusi në rrjetin social në Facebook të ndreqe.com bëhet e ditur se është raportuar nga qytetarët një shkelje mjedisore në fshatin Plementin.
Sipas fotografisë së publikuar shihet se si në një rrjedh të lumit përreth saj shihen mbeturina.
“Qytetarët e Komunës së Obiliqit në platformën ndreqe.com, kanë raportuar një shkelje mjedisore në fshatin Plemetin. Me qëllim të mbrojtjes së mjedisit, vazhdoni të raportoni për zgjidhje më të shpejt të problemeve në Komunën tuaj”, thuhet në statusin e ndreqe.com.
Përditësimin rreth këtij raportimi mund t’a shihni në këtë link: https://ndreqe.com/report/7183.
Po ashtu një raportim tjetër është bërë për ndotje të ambientit në fshatin Palaj-Vodic, në Komunë të Obiliqit.
“Në platformën ndreqe.com, qytetarët e Komunës së Obiliqit kanë raportuar ndotjen e ambientit në fshatin Palaj – Vodic, në Obiliq. Vazhdoni të raportoni shkeljet mjedisore, në mënyrë që t’a ruajmë dhe të ndalojmë degradimin e mjedisit”, bëhet e ditur ndreqe.com.
Po ashtu përditësimin rreth mund t’a shihni në këtë link: https://ndreqe.com/report/7180.
Ndryshe, me synim të ngritjes të qytetarisë aktive dhe llogaridhënies nga komunat, nga fillimi i këtij viti ndreqe.com dhe Telegrafi.com kanë filluar bashkëpunimin që raportimet e qytetarëve por edhe intervenimet e komunave të pasqyrohen drejtë dhe saktë.
Aplikacioni ndreqe.com mund të shkarkohet nga sistemet IOS dhe Android.
Ndreqe.com mbështetet nga projekti “Kosovo Climate Promise Project” që implementohet nga UNDP Kosovo dhe financohet nga Qeveria e Japonisë. /Telegrafi/