Policia e Kosovës ka njoftuar se një hyrje në sistemin kompjuterik është bërë në një kompani në Llapna Sellë.
Kështu është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë.
Sipas njoftimit, policia është duke e hetuar rastin.
“Llapna Sellë, 01.02.2021- NN. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në kompaninë e tij është bërë hyrje në sistemet kompjuterike. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/