Dy burra hynë sot në një turmë para një salloni flokësh në Queens, New York, dhe hapën zjarr duke plagosur dhjetë njerëz para se të iknin me motoçikleta, njofton policia lokale.
Të shtënat ndodhën në bashkinë Corona, dhe tetë burra dhe dy gra, të moshës midis 19 dhe 72-vjeç, u plagosën dhe u shtruan në spital, dhe sipas informacioneve nga policia, askush nuk ka një dëmtim të rrezikshëm për jetën, raporton AP .
Personi që u godit në stomak ishte më i plagosuri rëndë, shtoi policia, e cila zbuloi se sulmuesit erdhën në vendin e sulmit në këmbë, por më pas ikën me motoçikleta, të cilat ishin gati të prisnin me shoferët.
?WANTED for ASSAULT: On 7/31/21 at approx. 10:41 PM, in front of 97-07 37 Ave in Queens, two males displayed firearms and shot into a crowd striking 10 people, then 2 additional suspects picked them up on scooters and fled. Any info? DM @NYPDTips, or call them at 800-577-TIPS. pic.twitter.com/kepo3L6i0b
— NYPD NEWS (@NYPDnews) August 1, 2021
Të katër kishin veshur xhupa me kapuç, shtoi policia.
Tre nga të plagosurit janë anëtarë të Trinitarios, një bandë rruge nga Republika Dominikane, dhe besohet se ata kanë qenë shënjestra, shtoi policia.
“Ky ishte një sulm i koordinuar, i cili është i papranueshëm dhe duhet të ndalet,” tha një nga oficerët e policisë.
Asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani, dhe policia tha se do të publikonte fotografi dhe video nga vendi i të shtënave. /KP/