Policia e Kosovës ka njoftuar për një person të zhdukur në Prizren.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se një femër ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe ka humbur kontaktin me të.
“Prizren, 20.02.2022 – 19:30. Ankuesja femër kosovare ka informuar se djali i saj viktima mashkull kosovar, është larguar nga shtëpia dhe ka humbur kontaktin me të”, thuhet në raport.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/