Site icon Telegrafi

Raportohet një person i zhdukur në Istog

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Istog është raportuar një person i zhdukur, që nga 2 korriku.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se një person ka raportuar se vëllai i tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vend-ndodhja e tij.

“Istog, 02.07.2021 – NN.  Ankuesi mashkull kosovar me 19.08.2021 ka raportuar se me datën e cekur viktima mashkull kosovar, vëllai i tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet vend-ndodhja e tij. Njësitet policore janë duke hetuar rastin. Është informuar edhe prokurori lidhur me rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version