Site icon Telegrafi

Raportohet një grua e zhdukur në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar në polici se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Rasti ka ndodhur në lagjen Sofali në Prishtinë, ndërsa gruaja e zhdukur është nga 25 prilli.

“Rr. Lagjja Sofali, Prishtinë, 25.04.2020 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version