Telegrafi

Raportohen tre persona të zhdukur, dy prej tyre nga qendrat e shëndetit mendor

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë raportuar tre persona të zhdukur.

Në raportin policor bëhet e ditur se dy prej tyre janë zhdukur nga qendrat e shëndetit mendor.

Fsh. Kufcë e Epërme, Novobërdë, 24.03.2022 – 07:30. Më 25.03.2022 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se prindi i tij, viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar.

Shtime, 25.03.2022 – 13:00. Ankuesi mashkull  kosovar, infermier në Qendrën Integruese ka raportuar se një pacient i kësaj qendre, mashkull kosovar është larguar dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti nën hetime.

Rr. Artim Jashari, Mitrovicë Jug, 23.03.2022 – 10:00. Më 25.03.2022 ankuesja femër  kosovare, drejtor në Qendrën e Shëndetit Mendor, ka raportuar se nga kjo Qendër është larguar pacientja-viktima femër kosovare dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/