Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të raportuara të zhdukjes, një vajzë në Ferizaj dhe tjetra në Prizren.
Në Ferizaj më 3 maj një person ka raportuar se vajza e tij (16 vjeç) ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.
Rasti është në procedurë hetimore.
Ndërkaq, rasti tjetër i zhdukjes së një vajze është raportuar në Prizren.
“Më 03.05.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga data e cekur ka dalë nga shtëpia vajza e burrit të saj dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raport.
Edhe ky rast është në hetime. /Telegrafi/