Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të zhdukjes, ky dy vajza janë raportuar se kanë dalë nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më.
Njëri rast ka ndodhur në Fushë Kosovë dhe tjetri në Viti.
Fushë Kosovë, 11.09.2021 – NN. Më 15.11.2021 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar.
Viti, 15.11.2021 – 08:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajzën e saj viktimën femër kosovare të mitur, e kishte dërguar në shkollë e cila më pas nuk ishte kthyer më në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/