Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar dy femra të zhdukura.
Njëra është raportuar në Skenderaj, ndërsa tjetra në Gjakovë.
Fsh. Llaushë, Skenderaj 18.08.2021 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar.
Rr. Shote Galica, Gjakovë 19.08.2021 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin. /Telegrafi/