Ndotja e mjedisit vazhdon të jetë e lartë në zona urbane e rurale pa përjashtim.
Qytetarët e komunave të ndryshme tashmë po vazhdojnë raportimet e tyre për këtë dukuri të shëmtuar.
Së fundmi qytetarët e Komunës së Obiliqit në platformën ndreqe.com, kanë raportuar ndotjen e lumit Sitnica në fshatin Plemetin.
Lumenjtë në Kosovë prej kohësh tashmë janë shndërruar si bartës të mbeturinave të hedhura nga qytetarë dhe subjekte të pandërgjegjshme.
Edhe qytetarët e Komunës së Skenderajt në këtë platformë, kanë raportuar një shkelje mjedisore.
Përditësimin rreth këtij raportimi mund t’a shihni në këtë link: https://ndreqe.com/report/7200.
Vazhdoni të raportoni shkeljet mjedisore, në mënyrë që të ndalojmë degradimin e mjedisit.
ndreqe.com mbështetet nga projekti “Kosovo Climate Promise Project” që implementohet nga @UNDP Kosovo dhe financohet nga Qeveria e Japonisë.