Site icon Telegrafi

Raportime se është në lidhje? Reagon Samanta Karavella: Martohem verën e ardhshme! (Foto)

Këngëtarja Samanta Karavella këto ditë është duke bërë përgatitjet e fundit për paraqitjen e saj në “Kënga Magjike 2017”.

“Humbur” titullohet balada e saj me të cilën ajo konkurron këtë vit në festival, teksa ka përfunduar suksesshëm provën gjenerale, dhe është gati të paraqitet në natën e dytë të festivalit, shkruan Telegrafi.

Jo pak herë, Samanta ka qenë temë e medieve rozë lidhur me jetën e saj private, me apo pa dëshirën e saj.

Një buqetë me lule e publikuar nga këngëtarja në InstaStory, ka bërë që ajo të përflitet sërish.

Lexo po ashtu Ekskluzive nga parapaskenat e festivalit "Kënga Magjike 2017": Emocionet e artistëve dhe këngët favorite (Foto/Video)

Disa media aluduan se këto lule ajo i ka marrë nga “i dashuri” i saj misterioz, teksa në fakt një dhuratë të tillë, këngëtarja e mori nga mikesha e saj, pas përfundimit të suksesshëm të performancës në provat gjenerale.

Mirëpo, fakti që emri i saj u lakua në media për një lidhje të re, e ka acaruar shumë këngëtaren.

E njëjta me ironi, ka publikuar në InstaStory një fotografi të lajmit të shkruar, teksa është shprehur: “Ekskluzive, martohem verën e ardhshme”.

Ndryshe, Samanta do të performojë në “Kënga Magjike” në natën e dytë gjysmëfinale, më 7 dhjetor. /Telegrafi/

Exit mobile version