Rastet e dhunës në familje janë rritur që nga përhapja e COVID-19 dhe kjo është vërejtur në shumë vende të botës.
Kështu thuhet në raportin e UNDP-së, ku është bërë vlerësimi i ndikimit të pandemisë edhe në Kosovë.
Sipas këtij raporti, numri i rasteve të raportuara arriti në 1,571, rreth 144 raste më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë në 2019.
“Rreth 59% e të anketuarve që morën pjesë në valën e dytë të këtij vlerësimi menduan se dhuna në familje është rritur që nga fillimi i pandemisë”, thuhet në raport.
Në raport thuhet se kjo paraqet një rritje të lehtë me tre pikë përqindje krahasuar me perceptimet në maj 2020 gjatë valës së parë të SEIA Perceptimi i rritjes së dhunës në familje ishte veçanërisht i lartë në Gjakovë dhe Mitrovicë (73% dhe 72% përkatësisht) e ndjekur nga të anketuarit që banojnë në Prishtinë (61%) dhe Gjilan (65%).
Të dhënat gjithashtu treguan se të anketuarit që banonin në zonat urbane dhe gratë kishin më shumë gjasa të besonin se dhuna në familje është rritur (64% dhe 63% përkatësisht).
“Në një shënim pozitiv, më shumë të anketuar raportuan se dinë se ku të kërkojnë ndihmë dhe mbështetje në rast të dhunës në familje në nëntor 2020 (70%) sesa gjatë valës së parë të vlerësimit në maj 2020 (64%). Sidoqoftë, mbetet shqetësuese që gati një e treta nuk dinte se ku të kërkonte ndihmë në raste të tilla (30%)”, thuhet në raport. /Telegrafi/