Site icon Telegrafi

Raporti i ri sjell detaje të tipareve të telefonit fleksibil të Samsung

Kohët e fundit është folur shumë për telefonin e ardhshëm Samsung me ekran fleksibil. Disa i referohen pajisjes si Galaxy F, por asgjë nuk është e sigurt deri në javën e ardhshme kur kompania do të na japë më shumë informacion.

Tani, është thënë se telefoni do të marrë ekranin e vetë Infinity V Display, dhe SamMobile ka komentuar disa aspekte të tjera të telefonit.

Telefoni i parë nga seria thuhet se ka numrin e modelit SM-F900U dhe një version F900USQU0ARJ5 po testohet për këtë pajisje në Shtetet e Bashkuara. Raporti gjithashtu përmend mundësinë që Samsung punon ngushtë me Google në një version “unik” të Android UI për këtë telefon.

Galaxy F, pohon raporti, do të shfaqë funksionalitetin e dyfishtë SIM, dhe do të paketojë 512GB hapësirë ​​ruajtjeje. Versione evropiane dhe aziatike të pajisjes do të kenë numrin e modelit SM-F900F dhe SM-F900N.

Samsung pritet të zbulojë më shumë në konferencën e zhvilluesve të javës së ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version