Shifrat e aktivistit të ‘Oxfam’, Nick Bryer duhet të ndezin zemërimin tek disa, tek të tjerë mund të shkaktojnë vetëm ngritje supesh. Sipas tij çdo dy ditë në botë shtohet një një miliard dollarë, ndërkohë më shumë se 2,000 miliardë, ndërsa një rrobaqepëse në Bangladesh duhet të punojë gjithë jetën për të arritur atë që fiton shefi i një koncerni mode në katër ditë. 42 vetë kanë aq sa gjysma e varfër e botës. Hendeku mes të pasurve e të varfërve thellohet.
“Po t’i shohim rritjet e fundit të pasurive, atëherë 82 për qind prej tyre, pra katër nga pesë dollarë shkojnë për 1 përqindeshin e pasur. Ndërsa mirëqenia e gjysmës tjetër të njerëzimit, pra e tre milionë e gjysmë njerëzve nuk është rritur aspak”, thotë Bryer.
Organizata britanike duhet të dëgjonte shumë kritika në të shkuarën. Të dhënat e saj bazohen në listën e miliarderëve të ‘Forbes’, të ‘Raportit Global të Mirëqenies’ të bankës ‘Credit Suisse’, që ka shumë pak të dhëna për vende të ndryshme. Bryer e mbron raportin e ri.
“Ky është vlerësimi më i besueshëm që mund të bëhet. Por natyrisht pa një census global nuk i kemi të dhënat ekonomike siç duhet. Por modeli është i qartë: Mirëqenia shtohet tek ata që janë lart, ndërsa shumica e njerëzve në botë lihen prapa”, thotë ai.
‘Oxfam’ nuk e hedh poshtë globalizmin, por pranon se falë tij është gjysmuar edhe numri i atyre njerëzve jetonin në varfëri ekstreme në 20 vitet e fundit. Shpresë i jep Bryerit zgjimi i krerëve të qeverive për shkak të rritjes së populizmit. Pabarazia brenda një vendi dhe në botë mbetet një problem. Rrogat janë rritur më pak se produktiviteti.
“Qeveritë duhet të fusin me ligj rrogën minimale dhe ta kontrollojnë këtë. Ato duhet të forcojnë të drejtat e punëtorit, sidomos për femrën, duhet të kufizojnë pagat e shfrenuara të menaxherëve dhe derdhjet tek aksionerët. Po ashtu ato duhet të luftojnë mënjanimin e tatimeve në stil të gjerë të koncerneve dhe të super të pasurve”, shton ai.
Bryer vlerëson që BE së fundmi ka publikuar një listë me oazat fiskale. Por në këtë listë duhej të ishte futur edhe Irlanda, Luksemburgu dhe qyteti i Londrës. /DW /Telegerafi/