Një komision hetimor i pavarur i cili u formua nga Këshilli i OKB-së për të Drejta të Njeriut pas sulmeve izraelite në Rripin e Gazës gjatë vitit 2021, thotë se Izraeli do duhet që të bëjë shumë më shumë se vetëm ndalimin e okupimit të tokës që liderët palestinez e duan për ndërtimin e një shteti të së ardhmes.
“Vetëm ndalimi i okupimit nuk do të jetë i mjaftueshëm”, thuhet në raportin e lëshuar gjatë së martës, ku u bë thirrje për ndërmarrjen e hapave shtesë për garantimin e gëzimit të barabartë të drejtave të njeriut edhe për palestinezët, transmeton Telegrafi.
Raporti citon provat në të cilat thuhet se Izraeli nuk ka synim që të ndalë përpjekjet për okupim.
Izraeli po shkon pas “kontrollit të plotë” të territorit të okupuar palestinez shkruhet në raport, duke përfshirë edhe Jerusalemin Lindor, territor ky i cili u morr nga Izraeli në luftën e vitit 1967 dhe pastaj më vonë u aneksua përbrenda territorit të tyre, një lëvizje kjo të cilën komuniteti ndërkombëtar nuk e njohu asnjëherë.
“Qeveria izraelite po tenton që ta ndryshojë demografinë duke mbajtur dhe krijuar një mjedis shtypës për palestinezët dhe një mjedis favorizues për kolonizuesit izraelit”, shtuan tutje në raportin e tyre komisioni i pavarur. /Telegrafi/