Nëse koncepti i Galaxy Fold 2 i patentuar nga Samsung nuk do ta arrijë kurrë në treg, mund të prisni për një dizajn të guacës nga Samsung, të ngjashëm me atë të RAZR, sipas një raporti të fundit nga Koreja.
Një ekran 6.7-inç i cili paloset në brendësi në dy pjesë të barabarta, është ajo që sugjeron raporti.
Ndryshe nga Galaxy Fold, që shpaloset në një pajisje më të madhe, ky telefon i veçantë do të paloset në një formë më të vogël, duke theksuar mbi mundësinë e transportueshmërisë.
Samsung will release a clamshell foldable phone with 6.7-inch OLED display next year, Korea's Electronic Times reportshttps://t.co/exPJlzST29 pic.twitter.com/hq5EoQv3mV
— Ben Geskin (@BenGeskin) June 25, 2019
Kur është i palosur, një ekran prej një inç në pjesën e jashtme do të shërbejë si një ekran sekondar për informacione si njoftimet, thirrjet dhe aktivitete të ngjashme.
Raporti gjithashtu sugjeron që pavarësisht vonesave që Galaxy Fold ka përjetuar, Samsung janë të vendosur të vazhdojnë të zgjerojnë portofolin e tyre të pajisjeve të palosshme.
Kur saktësisht një pajisje si kjo do të njoftohet, nuk dihet ende. /Telegrafi/