Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) ka publikuar së fundmi një raport për vendet e Ballkanit.
Në kapitullin ku flitet për mediat, IRI ka pyetur respodentët se cilat media specifike, një kanal specifik televiziv, radio stacion, gazetë, faqe interneti etj. i konsideroni më të besueshmet për informacion politik? Dhe cili është mediumi i dytë i juaj më i besueshëm dhe cili është i treti, portali Telegrafi renditet si i pari medium nga mediat online (portalet).
Nga respodentët që i janë përgjigjur 4% e lexuesve e kanë vendosur Telegrafin si më të besueshëm për informacionin politik, 3% e kanë vendosur si mediumin e dytë më të besueshëm dhe 2% e kanë vendosur si të tretin.
Pas Telegrafit, portalet më të besueshëm renditen Insajderi, Indeksonline, GazetaExpress dhe Koha.net.
Ndërkaq krahasuar me portalet nga televizionet në vend të parë renditet KlanKosova, pasuar nga RTK, KTV, RTV21 dhe RTV Dukagjini.
Ky raport është realizuar nga 5 shkurti deri më 4 mars 2024. Raportin e plotë mund ta lexoni KËTU /Telegrafi/