Telegrafi

Raporti i transparencës nga Facebook për vitin 2015, Qeveria e Maqedonisë me 29 kërkesa (Foto)

Sipas raportit më të fundit të transparencës të realizuar nga Facebook, është zbuluar se kërkesat e qeverive janë rritur me 13% në gjysmën e dytë të vitit 2015. Kompania ka marrë mbi 46 mijë kërkesa për të dhënat e përdoruesve gjatë gjashtë muajve të dytë të vitit 2015, krahasuar me rreth 41 mijë kërkesa që ka marrë në gjysmën e parë të vitit 2015.

Nga kjo, shihet se qeveria e Maqedonisë për vitin 2015 ka kërkuar informacione për 29 raste, nga 63 përdorues. Facebook tregon se në 51.58% të rasteve janë miratuar kërkesa dhe janë dërguar përgjigjet e kërkuara.

Në vitin 2014 Maqedonia ka kërkuar informacione nga Facebook për 15 raste. Kjo tregon edhe për faktin se në Qeverinë e Maqedonisë janë shtuar situatat ku ata ndjehen të pafuqishëm dhe janë drejtuar Facebook 14 herë më shumë se vjet.

Në këto raporte përfshihen mesazhet, adresat IP dhe informacione rreth llogarisë së përdoruesve./Telegrafi/

Raportin e plotë për Maqedoninë mund ta shihni këtu!