Telegrafi

Raporti i Freedom House, Hoxha e cilëson Haradinajn si target të lehtë

Ylli Hoxha thotë se Haradinaj është akuzuar, për shkak se është pikë e lehtë e goditshme.

Hoxha thotë se Ramush Haradinaj është fajësuar, pasi e cilëson si një target të lehtë, dhe rikujton debatin mes kryeministrit të Kosovës, Kurtit dhe Haradinaj, debate të cilat Kurti me kënaqësi i pranon, pasi Haradinaj është lehtë për t’u shpartalluar.

”Ramush Haradinaj është pikë e lehtë e goditshme, target i lehtë. Nëse i keni parë debatin në mes Kurtit dhe Haradinajt, Kurti me lehtësi dhe kënaqësi i pranon duelet me të, sepse Haradinaj është i lehtë për t’u shpartalluar në shumë tema, të cilat ai ka hendikepin nga e kaluara”, tha Hoxha.

Ndër të tjerash, ai shtoi se duhen të largohen Thaçi dhe Haradinaj, pasi zbartin etiketën si persona të krimit dhe korrupsionit.

”Për të qenë një garë më e mirë mes opozitës dhe pozitës, dhe një debat shumë më cilësor, unë mendoj se duhet sa më shpejt të largohen këto dy figura që bartin kësi lloj etikete, për zhvillimin e vetë opozitës”, ka përfunduar Hoxha.

Në raportin e Freedom House thuhet:

”Korrupsioni e klientelizmi shpesh bëjnë presion për votë.Biznesmenët e pasur në Kosovë mund të kenë ndikim në zgjedhjet politike të punëtorëve të tyre.

Serbia vazhdon të ushtrojë ndikim me platformën e Listës Serbe, si dhe të zgjedhjeve politike të serbëve etnikë në përgjithësi.

Figurat kryesore politike në Kosovë, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, kanë lidhje me krim të organizuar e korrupsion të nivelit të lartë, që kanë rol të madh në politikë dhe ndikojnë në vendosjen e liderëve kyçë”.