Site icon Telegrafi

Raporti dhjetë ditor i Agjencisë për audio dhe shërbime audiovizuale në Maqedoni

Sipas raportit të parë dhjetëditor për mediat në Zgjedhjet lokale 2017 të Agjencisë audio dhe shërbime audiovizuale në Maqedoni, kanalet radio dhe kanalet televizive gjatë lajmeve në përgjithësi i respektojnë standardet profesionale të gazetarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Te shumica e mediave, siç thuhet në kumtesën e sotme të Agjencisë, vërehet tendencë për të siguruar shumëllojshmëri qëndrimesh për çështjet dhe temat që përpunohen, në përjashtim të një numri të vogël të mediave tek të cilët mund të vërehet tendencë e përcjelljes së qëndrimeve të subjekteve të caktuara.

Monitoringu është kryer në periudhën prej 7 deri më 16 gusht, 2017, mbi programin e përgjithshëm të shërbimeve radio-televizive në nivel shtetëror, ku fokusi është vendosur te lajmet që transmetohen në njërën nga emisionet informative-ditore që transmetohen në orët kyçe.

Në Rregulloren zgjedhore, thonë nga Agjencia, nuk ka rregulla konkrete të caktuara për mënyrën e informimit dhe transmetimit të lajmeve për periushën nga shpallja e zgjedhjeve deri në fillimin e kamapnjës parazgjedhore. Për këtë shkak, mjet i monitoringut deri në fillimin e kampanjës parazgjedhore janë respektimi i standardeve profesionale dhe principeve për kryerje të veprimtarisë dhe ndalesa për të lajmëruar për aktivitetet e qeverisë në funkcion të reklamës parazgjedhore./Telegrafi/

Exit mobile version