Site icon Telegrafi

Raporti i Bankës Botërore: Jetëgjatësia mesatare në Kosovë 80 vjet, shqiptarët jetojnë disa vjet më shumë se qytetarët në vendet tjera të rajonit

Banka Botërore ka dalë me një raport lidhur me jetëgjatësinë e popullsisë në botë, ndërsa nga të dhënat për Ballkanin Perëndimor, Kosova qëndron më së miri.

Sipas të dhënave të grumbulluara nga Banka Botërore e që i referohen zyrave kombëtare të statistikave jetëgjatësia mesatare e pritur në Kosovë është 80 vjet.

Duke i krahasuar të dhënat e Kosovës me vendet tjera të rajonit, jemi më mirë me jetëgjatësi me rreth 4-5 vite se shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në raportin “Perspektivat e Popullsisë Botërore: Rishikimi 2022”, Kosova prin me jetëgjatësinë mesatare të pritur që është 80 vjet.

Pas Kosovës, vjen Shqipëria me 77 vjet, Mali i Zi me 76, Bosnja dhe Hercegovina me 75, Serbia 75 dhe Maqedonia e Veriut me 74 vjet.

Raporti përfshin edhe të dhëna tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version