Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë raportuar tri raste të zhdukjes.
Në raportin e Policisë bëhet e ditur se një rast është nga Ferizaj, një Prizren dhe tjetri në Pejë.
Rr. Bajram Sylejmani, Ferizaj 04.11.2022 – 17:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti nën hetime.
Rr. Ibrahim Rugova, Prizren 27.10.2022–19:34. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti nën hetime.
Rr. Lugina e Preshevës, Pejë 31.10.2022. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti nën hetime. /Telegrafi/