Nga 1 shtatori deri më 26 shtator nuk janë konstatuar shkelje të dispozitave nga Kodi zgjedhor, tregoi raporti nga monitorimi i raportimit mediatik për Zgjedhjet lokale, që e përgatitën Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale.
Në raport është analizuar programi 24 -orësh i RTVM 1 dhe gjashtë televizioneve komerciale në nivel shtetëror – TV 24 vestim TV Alsat-M, TV Alfa, TV Kanal 5, TV Sitel dhe TV Tellma.
“Në periudhën parazgedhore në RTVM nuk janë evidentuar përballje debative të pjesëmarrësve në procesin zgjedhor, të cilat Servisi publik radiodifuzues është i detyruar t’i organizojë sipas nenit 76 paragrafi 11 nga Kodi zgjedhor. Detyrimin për raportimin në gjuhën e shenjave për personat me dëgjim të dëmtuar, e plotësuan vetëm RTVM1 dhe TV 24 Vesti”, theksuan nga Agjencia.
Nga atje theksuan se tema për zjarrin fatal në Kovid-qendrën modulare në Tetovë i ka mbuluar të gjitha temat aktuale, të politikës së brendshme dhe shoqërore nga 8 shtatori tragjik e mëtej. Gjithnjë e më shumë redaksi informuese, siç theksuan nga Agjencia, kanë vendosur që periudhën parazgjedhore ta plotësojnë me intervista, skema mediatike të kandidatëve për kryetar komune, me apostrof mbi dymbëdhjetë opsionet partiake dhe të pavarura për kryetar të Shkupit.
“Një pjesë e madhe e përmbajtjes mediatike u preokupua me rivalitet disadekadësh ndërpartiak dhe përmbledhjen gazetareske drejt këtij politizimi jokonstruktiv të të gjitha sferave, e relativizon gjegjësisht e bën të dykuptimtë madje dhe përmbajtjen e lajmeve edhe të raporteve”, theksuan nga Agjencia.
Në raport u theksua se përshtypje mbizotëruese nga monitorimi i qasjes mediatike ndaj opsioneve partiake ose drejt atyre të pavarura, është se temat të cilat logjikisht priten në periudhën parazgjedhore – gjendjet urbanistike dhe sociale, intervenime dhe plane, llogaridhënia e pushtetit lokal dhe para se gjithash zëri i qytetarëve në lidhje me (jo)cilësinë e politikave ekzistuese qytetare – e humbin primatin publik, mediatik, kështu që edhe ato përcillen përmes një vizioni të polarizues partiak.